Gianluigi Donnarumma pritet se do të jetë një prej lojtarëve më të kërkuar gjatë kësaj merkatoje të verës.

Një garë mesa duket ka filluar që tani për shërbimet e portierit italian ku për të po garojnë skuadra të kalibrit si Real Madrid, Paris Saint Germain dhe Chelsea.

Gazetari Nicolo Shira për Gazzera dello Sport ka deklaruar se Milani është i gatshëm të shes portierin për të siguruar të ardhura për të rregulluar bilancin financiar të klubit.

Kjo deklaratë duket se vetëm i ka hedhur benzinë zjarrit ku që të tre klubet europiane kanë hasur probleme me gjetjen e një portieri i cili siguron një portë më të sigurt.