Në mbrëmjen e sotme janë mbyllur edhe takimet e fundit sa i përket fazës së grupeve në “Champions League” duke mos rezervuar surpriza si një natë më parë. 

Juventusi ka fituar me rezultatin 0-2 në transfertë përballë Leverkusenit, pavarësisht se ishte siguruar për kualifikimin. Golin e parë e realizoi Cristiano Ronaldo, që u gjen me portën e boshatisur pas pasimit fantastik të Dibalës.

Ndërkohë goli i dytë do të vinte nga Higuain. Nga ana tjetër ishte Atletiko e Madridit që fitoi me rezultatin 3-0, për të kaluar më tej së bashku me bardhezinjtë. PSG ka shkatërruar Gatalasarain me shifrat 5-0, në një grup që mund të kishte surpriza, pasi së bashku me ta ka kaluar edhe Reali i Madridit.

/Ora News.tv/