Barcelona dhe Real Madridi do të luajnë sot ndeshjen e parë El Clasicos të sezonit 2019/20.

Katalunasit janë nikoqir të Mbretërve në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në La Liga, e cila zhvillohet në Camp Nou nga ora 20:00.

Jordi Alba duhet të jetë në dispozicion edhe një herë pas lëndimit për të filluar në krahun e majtë për Barcelonën.

Ivan Rakitic pritet të fillojë një tjetër ndeshje si titullar në mesfushë, pasi ndihmoi për të stabilizuar skuadrën së fundmi.

Sergi Roberto pritet të startoj përpara Nelson Semedos në krahun e djathtë të mbrojtjes për nikoqirët.

Ferland Mendy kthehet nga pezullimi për vizitorët dhe pritet të fillojë në krahun e majtë.

Federico Valverde pritet të fillojë në mesfushë për shkak të shfaqjeve të shkëlqyera të tij këtë sezon.

Gareth Bale sipas të gjitha gjasave do të jetë partner i Karim Benzema në sulm për ekipin e Zinedine Zidane.

Loading...

Vendasit janë të pamposhtur në tetë ndeshjet e tyre të fundit në të gjitha garat dhe mbeten të pamposhtur në shtëpi gjatë gjithë sezonit.

Real Madridi është në një formë prej 11 ndeshjesh pa humbje në të gjitha garat.