Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Marc Bartra ka dhënë fjalët e tij për rikthimin e mundshëm të Barçës pasi Betis mundi Real Madridin.

“A do të kthehesha te Barça? Unë jam plotësisht i përqendruar në Betis dhe shumë i lumtur këtu, por kurrë nuk i kam mbyllur dyert e mia mbi Barça. Unë kam një kontratë për 3 vjet, me një tarifë të lartë blerjeje. Ashtë një marrëveshje shumë e qëndrueshme”, tha Marc Bartra.

“Shumë njerëz më kanë uruar mua, shumë miq të Barçës dhe disa ish-shokë të skuadrës së Barçës për fitoren kundër Madridit. Unë e ndjek shumë Barçën. Ka lojëra që funksionojnë për ta, të tjerët jo aq shumë, por tani për tani janë në rregull, janë udhëheqësit “.