Kevin Prince Boateng edhe pse e nisi mirë aventurën e tij tek skuadra e Fiorentinës duke shënuar gol në debutim kundër Napolit pritet të largohet nga klubi vjollcë.

Ish-sulmuesi i Milanit dhe Sassuolos po në Serinë A ka vendosur t’i bashkohet Besiktasit në Turqi me formulën e huazimit me të drejtën e blerjes në fund të sezonit. Praktikisht është arritur marrëveshja mes dy klubeve dhe pritet vetëm zyrtarizimi. 

Boateng largohet pas gjashtë muajsh nga Fiorentina me të cilën shënoi vetëm një gol në 15 ndeshje. Ganezi do të synojnë që në kampionatin turk të rikthehet në formën më të mirë.