Sipas raportimeve të fundit Coutinho në fund të sezonit do të kthehet ne spanjë por agjenti i tij ja ka ofruar shërbimet e lojtarit Juventusit dhe PSG-së.

Coutinho aktualisht është në huazim tek Bayern Munich pas transferimit tek Barcelona nga Liverpooli në janar 2018 .

Braziliani u dërgua në huazim në Bundesliga këtë sezon.Bayern ka një mundësi për të blerë 27-vjeçarin, që raportohet të jetë vlera prej 120 milion €, por gazeta spanjolle Mundo Deportivo pretendon se pala gjermane nuk ka ndërmend të paguajë atë tarifë, dhe do të kthejë Coutinho në Barcelona në fund të sezoni.

Gazeta sugjeron që agjenti i Coutinho do t’i ofrojë klientit të tij Juventusit dhe palës franceze Paris Saint-Germain për sezonin e ardhshëm.

Coutinho ka bërë 18 paraqitje në Bundesligë, duke shënuar gjashtë gola dhe duke siguruar të njëjtin numër asistimesh.