Borussia Dortmund është e pafat! Pasi humbi zyrtarisht Marco Reus për përballjen e parë me PSG-në në Champions League, tashmë humbet edhe një tjetër titullar të rëndësishëm.
Bëhet fjalë për Julian Brandt. Gjermani pësoi një dëmtim në gju pasditen e djeshme, në sfidën ndaj Leverkusen. Pas ekzaminimeve të bëra, klubi i Dortmund konfirmon se Brandt nuk do të jetë i gatshëm në fundjavë për sfidën ndaj Frankfurt.Megjithëse klubi verdhezi nuk dha sqarime për ndeshjen ndaj PSG, mediat gjermane e bëjnë thuajse të sigurt mungesën edhe në Champions League, me Brandt që pritet të qëndrojë jashtë fushave të paktën 2 javë.