Tek skuadra e Teutës pritet të behët një revolucion sa i takon klubit bregdetar.

 Pasi shkarkuan Bledi Shkëmbin, duke zyrtarizuar një ditë më pas shkodranin Edi Martini. Sot, klubi durrsak ka dalë me një tjetër njoftim zyrtar, nëpërmjet të cilit lajmëron largimin e tre ndihmësve të Shkëmbit.

“KF Teuta dëshiron të falënderojë Irisi Selimin, Francesco Vitobellon dhe trajnerin e portierëve Bledian Rizvani. Klubi falënderon stafin teknik për emocionet dhe punën e tyre me ekipin gjatë kësaj kohe që ishin pjesë e Teutës dhe i urojmë suksese në karrierën e tyre. FALEMINDERIT!”