Gianni De Biasi mund të nis një aventurë të re në Serie A.

Skuadra nga Serie A, Torino, është duke u përgatitur që të ndajë rrugët me trajnerin e saj aktual, Walter Mazzarri.

Pasi u turpërua mbrëmë nga Lecce, duke u mposhtur 4:0, akoma pa humbur shijen e keqe të Atalanta (7:0), Mazzarrit i janë lëkundur themelet. ‘Goal’ mëson se Torino po ndanë rrugët me trajnerin.

Një nga emrat që përmendet nga mediet italiane si opsion për të marrë drejtimin e Torino, në rast të shkarkimit të Mazzarri, është ai i Gianni De Biasi.

De Biasin sigurisht e njohim nga aventura historike me Shqipërinë. Trajneri italian ka pasur një aventurë edhe në La Liga, por nuk i eci më së miri.

Ai tashmë është duke konsideruar edhe ofertën e Kombëtares së Iranit për postin e trajnerit, por Torino do të jetë një ofertë joshëse për të, duke pasur parasysh lidhjen e tij me futbollin italian.

Longo është një nga emrat tjerë që përmendet krahë De Biasi, si zëvendësues potencial i Mazzarri.