Lazio po rezulton si befasia e këtij sezon në kampionatin italian, ku pas fitores ndaj Interit është ngjitur në vendin e dytë me një pikë më pak se Juventusi kryesues.

Ata kanë shpallur zyrtarisht kandidaturën për titullin kampion.

Meritë ka padyshim trajneri Simone Inzaghi, që erdhi përkohësisht në stol dhe prej disa sezonesh ka arritur të ndërtojë një skuadër që luan futboll argëtues dhe të shpejtë.

Pikërisht për këtë arsye trajneri ka përfunduar nën vëzhgimin e Barcelonës, që nuk ka ndërmend t’i besojë Quique Setienit.

Që tani ata po studiojnë alternativat për një emër të ri për bankinën.

Megjithatë përveç Simone Inzaghit, klubi katalan ndjek me vëmendje edhe emra të tjerë interesantë si trajneri i Ajaxit, Eric Ten Haag, ai i Manchester Cityt, Pep Guardiola.

Në listë është edhe ish-legjenda e mesfushës, Xavi Hernandez.