Mediat gjermane kanë njoftuar se sulmuesi norvegjez i Borussia Dortmund, Erling Haaland ka një klauzolë jo shume të shtrenjtë në kontratën e tij.
Haaland u transferua te Dortmundi për 30 milionë euro.Ai shikohet si një talent i së ardhmes duke dhene direkt impakt ne ecurinë e Dortmundit në kampionat.

Ai refuzoi sipas mediave shume klubeve “Big” europiane, ku spikat Juventusi , Manchester United e shume ekipe te tjera.Por siç duket është akoma e mundur që të reazilohet ky transferim pasi Sport Bild ka zbuluar se ka një klauzole prej 75 milion eurosh për prishjen e kontratës.

Norvegjezi nuk mund të largohet gjatë kesaj vere pasi klauzola hyn në fuqi në vitin tjeter.