Eksperti i transferimeve Sky Sport Italia Gianluca Di Marzio ka pohuar se Inter nuk do të përpiqet të nënshkruajë një sulmues ne merkaton e janarit.

Inter thuhet se kanë treguar një interes për të nënshkruar Fernando Llorente të Napolit, Olivier Giroud të Chelsea, Islam Slimani të Leicester City dhe së fundmi Alessandro Matri të Sassuolo, por kanë braktisur idenë për të shtuar një sulmues tjetër në radhët e tyre ne merkaton e janarit.

Interi i ka kërkuar Giroud të presë deri në Verë për t’u bashkuar me klubin pasi ai më pas mund të arrijë në një transferim falas por Interi përballet me konkurrencën nga Tottenham Hotspur të cilët i kanë ofruar një kontrate 18 muaj.