Siç raporton Sky Sport Italia, Inter planifikon transferimin e Olivier Giroud në merkaton e verës.

Interi tentoi transferimin e francezit edhe në merkaton e janarit, por në fund marrëveshja nuk u materializua.

Kontrata e Giroud me Chelsean skadon në fund të sezonit dhe Interi pritet ta transferojë atë me kosto zero.

Në garë për Giroud janë Lazio dhe Arsenali, mirëpo Neroaxurët për momentin janë favoritë për shërbimet e francezit.

Këtë sezon Giroud nuk po përfiton shumë hapësira pasiqë shumë lojtarë të rinjë kanë debutuar me Blutë dhe francezi nuk e ka ndërmend të qëndrojë në Stamford Bridge.