Shitja e biletave për Derby della Madonnina, mes Interit dhe Milanit, po vazhdon me ritme shumë të larta.

Përveç abonimeve nëse shiten edhe 300 biletat e fundit do të jenë diçka më shumë se 75 mijë shikues të dielën në mbrëmje në San Siro.

Kjo shifër është pak më e ulët se ajo e tetorit të kaluar ndaj Juventusit, pasi disa sektore janë mbyllur shkaku i dridhjeve që janë ndjerë në stadium.

Milani nga ndeshja e parë fitoi diçka më shumë se 5 milionë euro nga 70 mijë e 440 spektatorët. Tani Interi pritet të arkëtojë rreth 6,6 milionë euro nga shitja e më shumë se 75 mijë biletave.