Juventus nuk është duke kaluar momentet me të mira në Serie A. Kanë filluar të shpeshtohen zërat për një rikthim të mundshëm të Massimiliano Alegrit te skuadra e Juventusit pas një sezoni jo shumë produktiv deri në këtë faze nga ‘’Zonja e Vjetër’’. Humbja 2-1 kundër Hellas Veronas në xhiron e fundit në Serie A siç duket po shërben si paralajmërim, se Maurrizio Sarri i ka ditët e numëruara në Torino. Ndonëse loja atraktive ishte arsyeja kryesore pse Juventusi nënshkroi me teknikun italian, as tek ajo pjesë nuk po arrin të bind 62- vjeçari,