Sipas një raporti të mediave italiane dy ndeshjet e Champions League që do të zhvillohen gjatë mesjavës, Juventus-Lyon dhe Atalanta-Valencia do të zhvillohen me dyer të mbyllura për shkak të coronavirusit.

Raporti detajon si ndeshje mes Juventus dhe Lyon do të zhvillohet pas dyerve të mbyllura në Allianz Stadium, kjo pasi UEFA do ti ndjekë rregullat që ka vënë qeveria italiane për të mbajtur nën kontroll përhapjen e virusit.

‘Zonja e Vjetër’ ndeshjen e parë ka humbur 1-0 ndërsa Atalanta duket se ka kryer misionin e saj për këtë raund të Champions League pasi në Milano ndeshjen e parë e ka fituar me rezultat 4-1.