Sulmuesi anglez i Tottenham Hotspur, Harry Kane po mendon të ardhmen e tij me tottenham dhe aludohet për një largim të tijë në fund të sezonit.

Raportohet ne median The Telegraph, Kane do të mendojë seriozisht largimin nga klubi në qoftë se forma e tyre nuk përmirësohet së shpejti.

26-vjeçari është i dëmtuar  dhe po analizon formën e dobët të Spurs, e cila rrezikon një vend që i lejon ato të luajnë në kupat Europianë sezonin e ardhshëm.

Mungesa e kualifikimit në Ligën e Kampionëve do të ishte një goditje e madhe për një lojtar si ai.

City gjithmonë ka shfaqur interes për Kane por dukë qënë se City aktualisht është pezulluar për sezonet e ardhshmë për të luajtur në Ligën e Kampionevë mundësia për të kaluar tek Qytetarët duket e vogel.Kshuqë alternative e vetme duket Reali i cili po vuan në sulm për një lider për të udhëhequr ekipin drejt golave dhe fitoreve.