Milan do të luajë këtë fundjavë ndaj Genoas në “San Siro”, sfidë që do të zhvillohet pa praninë e tifozëve për shkak të Coronavirusit, që ka pushtuar Italinë.

Në lidhje me këtë takim, kuqezinjtë kanë marrë një lajm jo fort të mirë, pasi Gianluigi Donnarumma, duket se do të mungojë për shkak dëmtimi. 21-vjeçari u largua i dëmtuar nga sfida me Fiorentinën dhe vendin e tij e zuri Asmir Begovic.

Pikërisht boshnjaku do të jetë titullar në sfidën e fundjavës, që do të përkojë edhe me debutimin e ish-portierit të Chelsea me fanellën e Milanit në Serie A.