Strategu 41 vjeçar ka marrë lëvdata për strategjinë e tij, por edhe fjalimi i tij e kishte ndezur skuadrën në Stamford Bridge.

“Në fillim të ndeshjes, ai tha se i ka pëlqyer gjithmonë rivaliteti ndërmjet Chelseat dhe Tottenhamit, dhe po të mundte do të hynte në fushë dhe do të luante”.

“Ai na kërkoi dhe donte që ne të dilnim dhe të linim gjithçka në fushë. Dhe pikërisht këtë e bëmë që nga minuta e parë”, ka thënë Abraham, citon The Sun.