Lautaro Martinez është padyshim emri i momentit tek Interi, por jo vetëm.

Argjentinasi po përmendet shumë së fundmi për një kalim te Barcelona dhe në kuadër të ndeshjes me Lazion, drejtori i Inter, Beppe Marotta ka folur për “Sky Sport”, në lidhje me këtë temë.

“Lautaro te Barcelona? Ai është i fokusuar vetëm tek Interi. Është një djalosh i ri që po rritet shumë. Inter nuk ka folur me asnjë klub. Lojtarët tanë mund t’i shesim nëse vërtet kërkojnë të largohen.”

Kështu, Marotta lë të nënkuptohet që nëse Lautaro do të kërkojë largimin, dera do të jetë e hapur për të.