Jurgen Klopp ka folur per gazetaret pas fitores se Kupes se Botes per klube ndaj Flamengos 1-0.Ai eshte nje ndjenje fantastike dhe u shpreh se ndihet i lumtur per klubin dhe tifozet.

“Është e shkëlqyeshme, me të vërtetë ndjenjë e shkëlqyeshme të shpallesh kampion bote”, ka thënë fillimisht Klopp.

“Të gjithë jemi të lodhur nga një lojë me të vërtetë intensive. Kemi pasur disa momente në të kaluarën kur me të vërtetë përpiqem të gjej fjalët e duhura në gjuhën time jo-amtare për të përshkruar respektin tim për djemtë”.

“Është e jashtëzakonshme, ishte një paraqitje e jashtëzakonshme në një ndeshje tepër të vështirë kundër një kundërshtari të mirë. Por, ne bëmë shumë gjëra të mira. Është e pabesueshme, aq shumë momente të mira futbolli”.

“Të gjithë ishin për arsye të ndryshme në avantazh, por pashë aq shumë paraqitje të mira sensacionale dhe jam vërtet i lumtur natyrisht për përkrahësit tanë”.