Interi është duke përgatitur një ofertë për anësorin e Atalantas, Robin Gosens për sezonin e ardhshëm. 

25 vjeçari ka impresionuar me paraqitjet e tij në klubin nga Bergamo në muajt e ardhshëm.

FCInterNews.it shkruan se Gosens është objektivi i Antonio Contes, për t’i forcuar krahët e mbrojtjes.  Conte beson që ai është lojtare i duhur për sistemin 3-5-2.

Interi e nisi sezonin me Kwadwo Asamoah dhe Antonio Candreva në krahë, por lëndimet dhe forma e dobët dhe lëndimet kanë bërë që të ketë ndryshgime.

Tani janë afruar Ashley Young dhe Victor Moses, në këtë afat kalimtar.   Atalanta e vlerëson Gosensin me 30 milionë euro. Holandezi ka ardhur në klub në vitin 2017 nga Heracles.

Gosens ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë katër asistime deri tani.