Mattia Caldara transferohet në Atalanta nga Milani dhe agjenti i tij Giuseppe Riso është shprehur se Caldara “kthehet në familjen e tij”.

Mbrojtësi 25 vjecar nuk arriti të gjente hapsira në San Siro tek Milan.Kështu vendosi rikthimin e tij në klubin ku u formua Atalanta.

“Zgjedhja e Mattia ishte e qartë,” tha Riso për Calciomercato.com. Ai kthehet në shtëpinë dhe familjen e tij.

“Mattia nuk ishte me fat me aventurën e tij në Milano. Ardhja e tij në Atalanta do të jetë një hap i rëndësishëm për rinisjen dhe gjetjen e vazhdimësisë. Milani do të jetë në gjendje të rikuperojë vlerën e lojtarit. “