Sipas gazetës së njohur spanjolle “El Pais”, Lionel Messi është përfshirë në një konflikt verbal me portieri Marc Andre Ter Stegen.

Gjithmonë sipas “El Pais”, argjentinasi dhe portieri gjerman, të cilët njihen brenda skuadrës si liderët e Barcelonës kanë debatuar me tone të ashpra me njëri-tjetrin për shkak të rezultateve gjatë këtij sezoni.

Lajmi për një konflikt ishte dhënë para disa ditësh, por emrat nuk janë përmendur.

Presidenti i klubit, Josep Maria Bartomeu, e ka zhvilluar dje një mbledhje emergjente për të qetësuar mosmarrëveshjet e brendshme në klub.

Shkarkimi i Ernesto Valverdes në fillim të këtij viti ka sjellë pakënaqësi te skuadra e Barcelonës.