nteri ka konfirmuar dëmtimin e portierit Samir Handanovic. 

Kapiteni i zikaltërve humbi sfidën me Udinezen dhe për shkak se ka thyer gishtin e vogël të dorës së majtë rrezikon  të mos jetë në derbi kundër Milnit të dielën e 9 shkurtit në “San Siro”.

Në një komunikatë për media, Interi njoftoi se: “Samir Handanovic i është nënshtruar testeve mjekësore pas një lëndimi në dorën e majtë, të cilin e pësoi në stërvitje. Rezultatet tregojnë se ai ka pësuar një thyerje në gishtin e vogël. Gjendja e tij do të rivlerësohet në ditët në vijim”.

Interi ndodhet aktualisht në vendin e 2-të në Serie A në kuotën e 51 pikëve, 3 më pak se juventusi kryesues.