Luka Modric është i destinuar të largohet nga Real Madrid gjatë verës, bëhet me dije nga një raportim ne media, dhe AC Milan është një nga klubet e interesuara për nënshkrimin e tij.

Sipas medias qe merret me transfertat spanjolle Fichajes, Modric është vendosur të largohet nga Real Madrid në fund të sezonit, me Los Blancos të gatshëm të përqafojë Dani Ceballos, Takefusa Kubo, Martin Odegaard dhe Donny van de Beek si opsionet e tyre afatgjata.

Për këtë arsye, fituesi i Topit të Artë 2018 është në kërkim të opsioneve të mundshme në lidhje me klubin e tij të rradhës, me AC Milan dhe Inter ‘ëndërrojn ta ken në ekipin e tyre.
Kuqezinjtë ishin shumë të lidhur me Modricin verën e kaluar, por madje u pohua pasi u mbyll dritarja se ndjekja e Milanit për ndërkombëtarët e Kroacisë është shumë larg.

Calciomercato.com raportoi se 34-vjeçari e di se do të largohet nga Bernabeu në qershor dhe si i tillë po mendon përpara për destinacionet e mundshme, me zgjedhjen e tij të parë që është Milano – një klub të cilin ai e mbështeti duke u rritur.