AC Milan ka plan për të nënshkruar Adam Lallana nga Liverpool në një transferim të lirë, sipas një raporti.

Kuqezinjtë pritet të shkojnë pas disa futbollistëve me përvojë gjatë merkatos së verës duke ruajten vetem eliten e skuadrës së tyre që kanë luftuar për qëndrueshmëri deri më tani ne sezonin 2019-20.

Sipas një raporti nga Calciomercato.it, një nga emrat që ata mund të shënjestrojnë është ai i Adam Lallana, një lojtar që gjen pak hapësirë nën Jurgen Klopp aktualisht dhe me kontratën e tij që do të skadojë në qershor.

Raporti pretendon se nuk ka pasur tratativa nga Reds për një rinovim të mundshëm, dhe se në janar Milano kerkoi ta transferonte por nuk mund, dhe në qershor ata mund të kthehen per te nenshkruar me te.

Lazio është gjithashtu e vëmendshme ndaj situatës, dhe kualifikimi në Ligën e Kampionëve – diçka që duket një formalitet në këtë pikë për klubin me qendër në Romë – mund t’iu japë atyre avantazhin.