“Nuk do t’i harroj kurrë fjalët e para vqë më ka thënë Klopp dy ose tri ditës pas transferimit tim te Liverpool. Më ka thënë se mund të luaja në mënyrën që doja dhe se do të argëtohesha duke luajtur futboll”.

“Më ka ardhur mirë t’i dëgjoja ato fjalë nga trajneri. Klopp di t’i motivojë lojtarët dhe kjo është arsyeja pse të gjithë kërkojnë të japin maksimumin jo vetëm gjatë ndeshjeve, por edhe në stërvitje”, ka thënë japonezi.