Lucas Moura po rilind nën drejtimin e Mourinho-s duket se ka gjetur formën e munguar prej vitesh dhe tani është bërë pik kyçe në lojen e totenham.

Braziliani ka shenuar 3 gola në 5 ndeshje, megjithse dhe nen drejtimin e Pochettino-s shenoi në ndeshje decizive serish nuk dukej se ishte titullar ne formacion por gjerat ndryshuan pasi Mou mori vendin e argjentinasit në drejtim të ekipit. 
Moura në një intervistë të dhënë per gazeten prestigjoze “The Sun” ai ja atribon të gjitha meritat “The Special One”.

“Nuk ka nevojë që të flas për aftësitë e Mou. Të gjithë e dinë se është një trajner fitues dhe se çfarë mund t’i japë një skuadre. Jam i sigurt se mund të na japë me të vërtetë shumë .Të gjithë e dinë se më parë nuk luaja shumë me Pochettino-n, por Mourinho më ka kthyer besimin. Vetëdijen për aftësitë e mia dhe mundësinë për të bërë mirë. Kur ndryshon trajneri, ndryshojnë motivimet, kjo është normale. Unë di atë tregoj sa vlej”.