Neymar zbulon që arsyejet e largimit nuk kishin të bënin me Messin apo Topin e Artë në 2017-tën.

“Unë u largova sepse doja sfida të reja. Nuk kishte të bënte asgjë me Topin e Artë apo me faktin se isha në të njëjtën skuadër me Messin. Ai është një lojtar fantastik, më i miri që kam parë ndonjëherë duke luajtur. Nuk është befasi që Leo ka gjashtë “Topa të Artë”, duhet të ekzistojë një “Top i Artë” vetëm për të. Gjithmonë do ta dua Messin”, deklaroi Neymar për “France Football”.

Ai shprehet se dëshiron të fitojë Botërorin me Brazilin dhe Champions League me PSG-në.

Unë dua ta fitoj Champions League me Paris Saint-Germainin, por ajo që e dua më së shumti është tw fitoj trofeun e Kupës së Botës me Kombëtaren e Brazilit. Do të më pëlqente shumë ta fitoja edhe “Topin e Artë”, por kjo gjë nuk më shqetëson. Mund të vijë vetvetiu te unë… ose mund të mos vijë fare”, theksoi Neymar.