Portieri i Manchester United, David de Gea, ishte në qendër të vëmendjes gjatë ndeshjes së sotme, pasi bëri një gabim të madh në takimin e skuadrës së tij në Premier League kundër Everton.

Portieri spanjoll gaboi që në fillim, kur në tentim për të larguar topin, goditi këmbën e Calvert-Lewin, me topin që shkoi drejt rrjetës së tij.

De Gea është portieri i vetëm bashkë me Bernd Leno dhe Martin Dubravka që kanë gabuar më shumë këtë sezon.

Tifozëve iu është sosur durimi dhe tani po kërkojnë që portieri i huazuar te Sheffield United, Henderson të kthehet në ‘Old Trafford’.

Portieri anglez është në formë të jashtëzakonshme këtë edicion dhe kthimi te Man Utd nuk përjashtohet sezonin e ardhshëm, me De Gean që duket me valixhe në duar.