Mesfushori i dëshpëruar i Manchester United, Paul Pogba, raportohet se ka përsëritur dëshirën e tij për t’u larguar nga klubi mes interesit të vazhdueshëm nga Real Madrid


Pogba u lidh me një transferim në Santiago Bernabeu verën e kaluar, por marrëveshja nuk u krye kurrë, megjithëse Real Madrid ende kërkon që ta çojë atë në La Liga.

Sipas Daily Express, ylli francez është i prirur të largohet nga Old Trafford dhe tanimë i ka informuar shokët e tij të skuadrës për dëshirën e tij për t’u larguar nga Djajtë e Kuq.

Synimi i Pogba për t’u larguar nga United nuk e ka ndryshuar statusin e tij në dhomën e zhveshjes, ku mbetet një figurë popullore, raporton i njëjti burim.

Pogba nuk ka mundur të mbajë të njëjten vlerë transferimi me ate vlerë që u ble nga Juventusi ne vitin 2016.Ai ka kaluar një sezon të tmerrshëm deri më tani, duke bërë vetëm shtatë paraqitje në rendiment të lartë për shkak të disa problemeve fizike, dhe nuk ka gjasa të kthehet në fushë në një kohë të shpejt por vetem pasi të ketë kaluar edhe një operacion tjetër.

Megjithë problemet e tij të vazhdueshme të fitnesit, Pogba kryeson ende listën e dëshirave të Zinedine Zidane, me menaxherin francez që kërkon të fitojë shërbimet e bashkatdhetarit të tij në fund të sezonit.

Edhe pse Ole Gunnar Solskjaer kohët e fundit e vendosi fituesin e Kupës së Botës në qendër të projektit të tij, duke insistuar se Pogba do të kthehet të jetë protagonist për United, e ardhmja afatgjatë e lojtarit duket se po qëndron larg Teatrit të ëndrrave.