Paul Pogba ndeshjen e fundit për Manchester United e zhvilloi në muajin shtator, kur ‘Djajtë e Kuq’ po luanin me Arsenal.

Ylli francez nga ajo kohë ka qenë i lënduar dhe për të ardhmen e tij është spekuluar vazhdimisht.Pogba dëshironte të largohej nga United gjatë verës, dhe sipas medieve kjo mund të ndodh në janar.Raportohet se Manchester United janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat për Pogban, me Real Madridin kandidatin më serioz për të nënshkruar me të.

Me paratë e grumbulluara nga shitja e Pogbas, Manchester United synon transferimin e Saul Niguez nga Atletico Madrid dhe Donny van de Beek nga Ajax.‘Djajtë e Kuq’ gjithashtu janë të interesuar edhe për Erling Haalandin e Salzburg.