Ylli i Ajaxit, Donny van de Beek, raportohet se do të nënshkruajë për Real Madridin , sipas raporteve të fundit nga Spanja dhe Anglia.

Van de Beek ishte afër transferimit ne Bernabeu verën e kaluar përpara se Zinedine Zidane të tërhiqtej, duke shpresuar të nënshkruante bashkatdhetarin e tij Paul Pogba.

Los Blancos kanë rikthyer interesin e tyre në mesfushorin 22-vjeçar dhe tani janë në prag të përfundimit të transferimit.

Sipas Daily Mail, gjigantët e La Ligës dhe kampionët në pushtet të Eredivisie kanë gjetur një marrëveshje në bazë të 55 milion € për holandezin që të transferohet në Spanjë verën e ardhshme.