Superylli portugez e hoqi shpejt medaljen e argjendtë nga qafa dhe u nis drejt zhveshtores duke mos pritur t’i shihte lojtarët kundërshtarët duke e ngritur trofeun.

Lazio fitoi me rezultat 3-1 duke e fituar këtë kupë për të dytën herë brenda tri sezonesh, ndërsa ishte hera e dytë rresht që e mposhtin Zonjën e Vjetër këtë sezon.
Hera e fundit që superylli portugez kishte humbur një finale, ishte 17 maji i vitit 2013, kur Real Madridi u mposht nga Atletico Madridi në vazhdime. 

Ronaldi e hoqi shume shpejt medaljen dhe u largua i nervozuar.