“Takimi me Presidentin ishte programuar që pas ndeshjes me Fiorentinën, por u shty sepse të dy kishim angazhime të ndryshme. Me të takohem shpesh dhe nuk flasim vetëm për një ndeshje, por për sezonin në tërësi.”

“A ndihem nën presion? Sigurisht, nëse nuk do ta doja presionin do të punoja në postë. Kur je te Juventus është normale të jesh nën presion. E dimë që jemi në linjë me objektivat sezonalë.”

“Në disa situata relaksohemi shumë dhe po kërkojmë ta zgjidhim këtë gjë. Nuk është e thjeshtë, sepse të gjesh problemin është e vështirë. Milan është përmirësuar shumë në kohët e fundit, San Siro do të jetë plot dhe sfida do të jetë stimuluese dhe komplekse.”

“Pas Veronës skuadrën e kam parë të stërvitet shumë mirë si gjithmonë. Duhet të bëjmë kujdes të mos zbresim në fushë shumë të sigurtë vetëm sepse jemi stërvitur mirë. Kur thoja që dikush duhet të më ndihmojë e kisha fjalën për liderët e skuadrës. Unë e bëj timen, por shpresoj që edhe lojtarët e mi të më japin një dorë për t’u përmirësuar.”

Loading...

“Me Ronaldo-n kam biseduar dhe më ka thënë që ndihet mirë. Kur të ndihet i lodhur do të ma thotë menjëherë dhe do ta vlerësojmë pushimin e tij ndeshje pas ndeshjeje. Pjanic e nisi mirë sezonin, por tani ka një një rënie fiziologjike. Brenda 15 ditësh do të kthehet sërish në formë.”

“Chiellini? Sot luajti 50 minuta në miqësoren që të rinjtë tonë luajtën ndaj një skuadre diletante. Ka nevojë për prova të tjera me një nivel më të lartë vështirësie, por jemi në rrugën e duhur.”