Barcelona është afër për një marrëveshje për të sjellë Willian në Camp Nou pasi kontrata e tij te Chelsin të skadojë në fund të sezonit.

Klubi i Premier League ka provuar të rinovojë kontratën e brazilianit, e cili përfundon në 30 qershor, por sulmuesi kërkon një ndryshim ambienti.

Barcelona ka shfaqur interes për 31-vjeçarin për ca kohë dhe është takuar me përfaqësuesit e tij disa herë për të arritur një marrëveshje.

Barcelona ishte afër nënshkrimit të brazilianit në verën e vitit 2018, por transferimi nuk u realizua kurrë.

Willian përfaqësohet nga e njëjta agjenci, Sport Invest, e njejte Philippe Coutinho, i cili mund të bashkohet me bashkatdhetarin e tij në Camp Nou sezonin e ardhshëm.

Chelsea e di Willian do të largohet nga klubi, por ata nuk pranuan ta linin të largohej në janar për shkak të mungesës së lojtarëve në skuadrën aktuale të Frank Lampard.