BILD, ESPN & Telegraph raportojnë që Granit Xhaka pritet të largohet këtë afat kalimtar të Janarit nga Arsenal, në drejtim të klubit gjerman Hertha Berlin të cilët janë shumë të interesuar për shërbimet e zvicërranit.

Xhaka është në bisedime me klubin gjerman dhe tashmë ai i ka informuar bashkëlojtarët e tij se do të largohet në Janar.

Megjithatë mbetet të shihet ardhja e Arteta-s se si do të ndikojë tek lojtari, dhe se a sheh spanjolli pjesë të skuadrës lojtarin!