Përshtatja e Diego Godin me futbollin italian dhe mbrojtjen me tre lojtarë të Conte-s nuk ka qenë e lehtë.
Uruguaiani, në fakt, është vënë në vështirësi nga ndryshimi i modulit dhe nga stili i ndryshëm i mbrojtjes në krahasim me kohën kur luante tek Atletico Madrid.

E gjitha kjo, bashkuar me problemet e Colchoneros në mbrojtje, mund të krijojnë një skenar të paimagjinueshëm pak kohë më parë. Sipas El Gol, në fakt, mbrojtësi zikaltër është penduar që është larguar nga Madrid dhe duket se i ka kërkuar Antonio Conte-s ta lërë të lirë të largohet në janar.

Për më tepër, Simeone nuk është aspak i kënaqur nga paraqitjet e Mario Hermoso-s, i blerë për të zëvendësuar Godin-in. Kjo hipotezë mbetet për t’u verifikuar, por në Spanjë bomba është lëshuar.