Interi kërkon të luajë së pari ndaj Sampdorias, pastaj me Juventusin.

Interi i derguar leter Serie A duke kërkuar që ndeshja e tyre e shtyrë kundër Sampdorias të luhet përpara ndeshjes me Juventusin.

Kampionati Italian është në kaos të plotë pasi disa ndeshje të javes 25 dhe javes 26 janë shtyrë për shkak të shpërthimit të coronavirus.

Deri tani nuk ka asnjë datë për ndeshjen e parashikuar të xhiros së 25-të, Inter-Sampdoria, ndërsa Juventus-Inter ishte paraparë fillimisht të zhvillohet me 13 maj, ndërsa tani me 9 mars .

Interi kërkon ta zhvillojë fillimisht ndeshjen me Sampdorian, pastaj me Juventusin.

Kjo letër paralajmëron se Inter do të “rezervojë të drejtën për të ndërmarrë ndonjë veprim ligjor nëse merren vendime që shkelin normat sportive dhe federale, duke i shkaktuar dëme një klubi ose shëndetit të punonjësve të tij”.

Letra iu dërgua edhe 19 klubeve të tjera të Serie A, sipas agjencisë së lajmeve Ansa. /telegrafi