Për trajnerët e fundit të Real Madrid, El Clasico ka qenë më shumë se një ndeshje… ka qenë ndeshja e fundit! Zinedine Zidane është gati për sfidën e Camp Nou-t, ku do të luhet për vendin e parë në La Liga: të dy skuadrat kryesojnë me 35 pikë pas 16 ndeshjesh.

Asnjë nga dy trajnerët nuk mund të ankohet, por francezi nuk mund të jetë i qetë duke parë si kanë shkuar gjërat për kolegët e tij pas sfidave të fundit me Barçën.

Ernesto Valverde ka debutuar si trajner i Barcelona-s në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës 2017-të, kundër Real Madrid në Camp Nou: rezultati final ka qenë 3-1 për Los Blancos. Madrilenët kanë fituar edhe ndeshjen e kthimit, këtë herë 2-0 në Bernabeu.

Megjithatë, duket se atë natë Valverde ka lëshuar një “mallkim” para gazetarëve: “Askush nuk është i pathyeshëm. Një ditë do të humbim të gjithë. Na ndodhi ne, do t’i ndodhë edhe Real-it”.

23 dhjetorin e atij viti kanë ardhur frytet e para: Barça ka fituar 3-0 në Bernabeu dhe ka eliminuar Real-in nga lufta për titull. Los Blancos fituan përsëri Champions-in atë vit, por Zidane dhe dorëheqjen në fund të sezonit, të mbyllur 17 pikë larg katalanasve.

Loading...

Florentino Perez ka zgjedhur Julen Lopetegui-n në vendin e tij, por ish-trajneri i Spanjës rezisto vetëm katër muaj e gjysmë: më 28 tetorin e 2018-ës, Barça ka fituar 5-1 kundër Real-it në Cmap Nou dhe Lopetegui është shkarkuar.

Vendin e tij e ka zënë Santiago Solari, i mundur dy herë në katër ditë nga blaugrana-t në Bernabeu: 3-0 në kthimin e gjysmëfinales së Kupës së Mbretit (pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë) dhe 1-0 në La Liga.

Më pas ka ardhur turpërimi kundër Ajax-it në ndeshjen e kthimit të 1/8-ave të Champions League dhe Zidane është kthyer në drejtim të madrilenëve. Real Madrid ka ndryshuar tre trajnerëve në një vit e gjysmë, ndërsa Barça vazhdon të drejtohet nga Valverde, “terminatori” i trajnerëve të madrilenëve.