Rasenball Sport Leipzig ka konfirmuar se e ka transferuar Angelinon nga Manchester City.

Angelino nuk kishte shumë hapësirë te skuadra angleze dhe Pep Guardiola vendosi që ai të kalonte te klubi nga Bundesliga.

‘Die Roten Bullen’ e prezantuan zyrtarisht lojtarin që do të qëndrojë me ta deri në fund të këtij sezoni.

Mbrojtësi ishte transferuar në verën e kaluar te Manchester City nga PSV Eindhoven.